Kostumet më të mirë të VIP-ave për Halloween!

Festa e Halloween-it po afron, e si çdo vit tjetër shumica e njerëzve angazhohen në maksimum për paraqitjen më të mirë gjatë një dite të tillë. Edhe pse jo një festë tradicionale shqiptare, (sidomos) të rinjtë po angazhohen gjithmonë e më shumë në adaptimin e një eventi të tillë. Grimi dhe kostumet janë primaret për të arritur atë çka gjithmonë kemi dëshiruar: diçka krejt ndryshe nga e përditshmja! Për disa, Halloween-i është rasti ideal për të shpalosur kreativitetin në fushën e hororrit, por nga ana tjetër nuk janë të pakët ata të cilët dëshirojnë të sjellin risi, duke u identifikuar me personazhe të tjerë.

Të tilla kanë qenë plot raste ndër yjet hollivudianë, që investojnë pafund për prezantimin më perfekt gjatë një dite të tillë. Kështu, përkujdesja për detajet bën që e gjithë vëmendja të fokusohet tek VIP-at gjatë Halloween-it. Askush nuk mund ta harrojë përzgjedhjen e familjes Carter, kur të tre (Beyonce, Jay Z dhe Blue Ivy) u paraqitën si Barbie, Ken dhe …nje mini-Barbie! Kylie Jenner riktheu Christina Aguilera-n e viteve 2000, ndërsa Marc Jacobs solli një version mjaft interesant të femrës body-building në bikini blu. Jeni pa ide për festën? Mjafton të ndiqni shembujt e mëposhtëm, për një version krejt ndryshe në Halloween-in e këtij viti. Cili është i preferuari juaj?

Marc Jacobs

Paris Hilton

Kylie Jenner 

Mariah Carey 

Cindy Crawford dhe e bija

Katy Perry

Kourtney Kardashian

Nicole Richie

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *