Xhins mbi xhins, dhe loja është bërë…!

Në vjeshtë-dimrin 2017 shpërthen edhe një herë mania totale e xhinsit. Sepse xhinsi dihet që është i rehatshëm, praktik, rastësor, i gjithanshëm. Dhe në versionin xhins plus xhins, është shumë magjepsës. Kështu një pallto e gjatë deri në  kyçin e këmbës mbi pantallona slim-fit dhe këmisha me prerje mashkullore, nga xhaketa me prerje të shkurtër në funde me një shije të cilësisë së mirë, një minifustan nga një linjë e gjerë e kombinuar me një xhaketë casual-chic.

Gjithashtu është e pamundur t’i rezistosh pastaj nje palltoje me qime rreth qafës  dhe në fund të mëngëve, e kombinuar me mom jeans, një fustan-këmishë e prerjes bon ton në kombinim me bluza me kapucë (hoods) të linjave të buta dhe pantallona të gjera e paliceta me xhaketë të gjatë. Dhe nëse doni të guxoni, plotësoni pamjen me këpucë dhe çantë xhins. Sa i përket larjes, liria e plotë e zgjedhjes: e barabartë ose e ndryshme nga pëlhura, ajo që ka rëndësi është ndeshja, e cila është e përsosur. Pra, ia vlen, duke luajtur dhe duke u argëtuar me kombinimet më të ndryshme.

Jeni gati të provoni?

Calvin Klein

Ndër të parat firma që përqafoi një tendencë të tillë është edhe e famshmja Calvin Klein, që paraqiti më së miri modelin shins mbi xhins. Kombinimi i pantallonave dhe xhaketës të së njejtës material e ngjyrë, ishte kryefjala e koleksionit për sezonin aktual e atë të ardhshëm të këtij viti.

Christian Dior

Nëse nuk keni guxim të provoni të veshurit këmishë xhins dhe pantallona të po së njejtit lloj, atëherë Dior ja u lehtëson punën më shumë nga cc’mund ta imagjinoni! Marka e preferuar e Rihanna-s e ka përqafuar më së miri një tendencë të tillë, duke u renditur e dyta në listën e markave favorizuese të xhinsit për këtë vit.

Marc Jacobs

Kur folëm për kombinimin e këtij materiali me pellush, në mendje na shkoi menjëherë Marc Jacobs. Ndryshe nga konkurrentët e lartpërmendur, Jacobs krijoi këtë herë një varietet në stil, duke ndërthurur xhinsin me fijet e pellushit në brendësi. Gati për dimrin e ftohtë?!

Sacai

Sacai solli ekstravagancë dhe vetëm ekstravagancë! Kombinimi i masës ‘over-size’ në veshjen e sipërme me xhinset plot detaje dizenjosh, ishte ajo çka spikati më së shumti në pasarelë për këtë sezon. Edhe pse për shumë mund të duket e ekzagjeruar, të çmendurit pas stilit mendojnë krejt të kundërtën…!

 

 



No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.