Bluja është ngjyra e modes së vjeshtës dhe dimrit 2017

Rri mirë me të gjitha ngjyrat dhe e bën elegante dhe të sofistikuar çdo lloj veshjeje të ditës dhe të mbrëmjes.


“Nel blu dipinto di blu” Në blu pikturuar blu. Kjo është padyshim fraza më e përshtatshme për të shoqëruar gamën e ngjyrave për vjeshtë- dimrin 2017, i cili sjell në tendencën e momentit pikërisht ngjyrën blu, sidomos në nuancat e blusë së thellë dhe blusë së kaltër. Dihet që është një ngjyrë e përjetshme dhe nga sezoni në sezon, vazhdon të dominojë pasarelat dhe garderobën, por këtë vit vjen si një tendencë e domosdoshme.

 

Veshje të sipërme
Blu e rrët për palltot e gjata deri në kyçin e këmbës, ose në modelet e shkurtra me mbyllje dopio petë dhe kopsa metalike. I mahnitshëm në versionin e xhaketave të stilit të viteve ‘80-të, ose në xhaketat e shkurtra (bomber), me kristale, temina dhe qëndisje në shpinë, një tjetër trend i pashmangshëm i sezonit.
Shumë hije të blusë edhe për veshjet sportive, perfekte për kohën e lirë, ose për një xhiro jashtë shtëpisë, në kombinim me këpucët dhe shallin në ngjyrë vishnje ose mustardë. Për një kontrast me të vërtetë të hatashëm.

Një gardërobë me ngjyrë blu
Nuk heqim dorë nga nuancat e natës edhe për palltot velvet (kadife), veshjet e buta të sezonit që kthehen glamour, në pantallona dhe në fundet me pala, të gjatë ose mbi gju, të veshura me sandale ose këpucë të rënda, ose atlete të bardha për ta bërë gjithçka më të thjeshtë dhe elegante.

 

Fundet e drejte (pencil) fushë shahu dhe prej stofi skocez në ngjyrë blu për ndikimin bashkëkohor skocez. Trikot prej leshi të thurrura janë perfekte për tu veshur me xhins dhe pantallona casual, ndodhta me të njëjtën nuancë.

Për në mbrëmjen
Bluja marinë është perfekte për në mbrëmje. Fustane të gjatë të mëndafshtë janë ideale të ndriçuara nga detaje shkëlqyes. Shumë chic dhe të sofistikuar, por edhe për look-un në tërësi, ideal sidomos për ata që adhurojnë stilin thelbësor. Në këtë pikë zgjidhini prerje të rregullta, me një nuancë të fortë që nga jashtë tregon forcën e detajeve.
Për një rast të veçantë zgjidhni një kostum blu të errët, të kombinuar me këmishë ose bluzë të bardhë.

 

Si ta përshatisim
Bluja përshtatet mirë me të gjitha ngjyray, por për këtë stinë nuk ka dyshime: tendencat e momentit e detyrojnë të kombinohet me vishnje, një nuancë më e shndritshme e vishnjes, me të verdhën dhe nuancat e saj më të errëta dhe me të zezën, që nuk ëhstë më një tabu, përkundrazi! shumë e sofistikuar edhe me të hirtën dhe në përgjithësi me ngjyrat neutral. Kush preferon veshje më pikante, nuk mund t’i rezistojë miksimit me rozën, portokallinë për të sjellë pak nga stina e verës edhe në ditët më të errëta të dimrit

 



No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.