Idetë më të frikshme për thonjtë tuaj këtë Halloween!

Festa e Halloween-it tashmë është afër, pasi të keni zgjedhur kostumin fokusohuni tek thonjtë, a keni menduar për disenjo unike të thonjve tuaj? Kemi menduar ne që t’ju sjellim disa ide të thjeshta, por mjaft të bukura për këtë ditë!

 

Një ide tepër origjinale është të realizoni mbi një bazë të zezë elementin e rrjetës së merimangës me të bardhë. Realizohet mjaft shpejt dhe është një dizajn unik, apo jo?

 

 

 

 

 

 

Për vajzat që janë më të specializuara në artin e thonjve sugjerojmë një disenjo pak më komplekse. Sërish mbi një bazë të zezë, krijoni me sfungjer efektin e sfumimit të ngjyrës së verdhë me portokallinë duke krijuar kështu një peizazh, e me penela të imët me ngjyrë të zezë skiconi kështjellë, pemë, yje e kryqe. Për prekjen finale bëni yjet me ngjyrë të verdhë, hënën e dritat e kështjellës. Nuk është e vështirë, por rezultati final do të jetë me të vërtetë mahnitës!

 

 

Kjo ide mund të realizohet edhe me ngjyrën violë, shumë e bukur, apo jo?

 

 

 

 

 

 

 

Për një disenjo fare të thjeshtë ju sugjerojmë bazën ngjyrë portokalli në të gjithë gishtat dhe me një penel më të imët me ngjyrë të zezë të realizoni figurat e portreteve të kungujve të Halloween-it. Ide e thjeshtë, por mjaft origjinale për këtë festë!

 

 

 

 

 

Një ide e frikshme dizajni për këtë festë do të ishte edhe kjo: mbi bazën e zezë të skiconi dy sy të kuq! Mos harroni prekjen finale, një pikë e bardhë në mes si pupila e syrit!

 

 

 

 

 

 

Një ide jo vetëm e frikshme, por edhe argëtuese është edhe kjo si në foto: mbi një bazë violë të realizoni portretin e një maceje me të zezë e me të bardhë për pjesën e syve. E thjeshtë dhe e bukur, apo jo? Cila prej ideve është e preferuara juaj? Mund t’i bëni me shoqet ose t’ua sugjeroni estetistes suaj!

 

 

 



No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.