KreuCelebrity

Kë bëri të lumtur Arbana përpara fillimit të programit?

Moderatorja Arbana Osmani pritet të sjellë së shpejti në ekranin e Top Channel sezonin e dytë të programit “Dua të të bëj të lumtur”. Ajo na ka treguar përmes rrjeteve sociale se xhirimet kanë filluar, moderatorja ka filluar udhëtimet nëpër vende të ndryshme të Shqipërisë për t’u njohur nga afër me historitë njerëzore të protagonistëve të spektaklit.

 

Ndërsa programi nuk ka filluar ende, Arbana ka vendosur të bëjë të lumtur një person tepër të rëndësishëm për të, të atin Demirin! Ata kanë shkuar në Maqellarë të Dibrës, në vendlindjen e të atit të moderatores pas gati 19 vitesh! “Rikthim në Maqellarë për herë të parë pas 19 viteve për të bërë babanë tim të lumtur”, shkruan Arbana në foton ku kanë pozuar të dy e duket se kanë shijuar edhe peizazhin vjeshtarak.

Mund të themi se është një fillim i mbarë për Arbanën ky,  për sezonin e dytë të “Dua të të bëj të lumtur”!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF