KreuStil Jetese

Në vjeshtë bien flokët (përveç gjetheve)?

Vend i njëjtë? Patjetër. Bëhet fjalë për një fenomen natyral që na ndodh të gjithëve. Me ndihmën e dermatologes mund të kuptojmë se çfarë ndodh dhe si ta shërojmë.

“Është plotësisht e vërtetë që në vjeshtë bien flokët” shpjegon dermatologia italiane Magda Belmontesi. “Ky fenomen rritet në stinët e ndërmjetme për një motiv të çuditshëm: kujtesa gjenetike e një karakteristike tipike të gjitarëve: gjëndra e flokut”.
Mes shtatorit dhe nëntorit dhe më tutje drejt marsit, disa hormone të ndikuara nga drita, aktivizojnë një proces që çon në rritjen e numrit të flokëve që bien. Ndërkohë pas verës bulbthat janë më të dobët për shakak të stresit të shkaktuar nga ekspozimi në rrezet e diellit.

Bëhët fjalë për një fenomen fiziologjik që nuk duhet t’ju shqetësojë, nëse nuk zgjat më tepër se 4-6 javë.
Plotësuesit

Shtesat mund t’i përdorim sepse përmbajnë vitamina, oligoelementë si zink dhe bakër dhe substanca të tilla si cisteina e metionina që forcojnë strukturën e flokut dhe përmirësojnë rrënjën. duhet të merren për të paktën dy muaj. Por para se ti merrni, duhet të konsultoheni me mjekun, sidomos nëse vuani nga problem të gastritit.
Masazhet

Masazhi ndihmon sepse riaktivizon mikroqarkullimin dhe përmirëson qarkullimin e gjakut në lëkurën e kokës, kështu që rrit ushqyerjen që mbërrin në rrënjë; duke vazhduar me gishta të hapura, nga qafa drejt majës së kokës, duke lëvizur majat e gishtave në mënyrë rrethore pa fërkim duke ushtruar një presion të lehtë te rrënjët.

Maskat

Janë shumë të dobishme, sidomos nëse majat e flokëve kanë nevojë të ristrukturohen: në përgjithësi përmbajnë proteina, vitamina dhe substanca që eleminojnë elektrizimin.
Asnjë ngjyrë

Në periudhën më të brishtë është më mirë që që vijohet me vetëm me trajtime përforcuese.

Prerja

Në të vërtetë prerja nuk e forcon flokun, por i jep volum kokës, sepse eleminon majat e buta dhe të djegurat.
Tharësja

Kujdesuni të mos përdorni tharëse flokësh me një nxehtësi të drejtpërdrejtë, pasi mund të shkatërrojë strukturën e flokëve ( mund të përdorësh një difuzor) edhe pse kjo me siguri nuk është ajo që i bën ata të bien. Së fundi, pas larjes,thaj butësisht kokën me një peshqir dhe pastaj thajini flokët në ajër të pastër. Një këshillë e fundit: shmangni piastrat sa më shumë që është e mundur gjatë kësaj kohe.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF