KreuCelebrity

Skandal në botën e yjeve, ish-anëtarja e grupit: “PussyCat Dolls, një rrjet prostitucioni!”

Edhe pse të shkëputura prej kohësh nga muzika, PussyCat Dolls ishin grupi më i famshëm i vajzave deri në vitin 2007. Nicole Scherzinger, liderja e grupit vazhdon të jetë aktive si këngëtare e pavarur, ndërsa koleget e saj duken si të lëna në harresë…deri para disa orësh, kur njëra prej tyre vendosi të shkaktonte shumë zhurmë në media, me deklaratat e saj!

Kaya Jones shpërtheu në akuza të rënda në Twitter dhe jo vetëm, duke bërë të ditur se PussyCat Dolls ishte një rrjet prostitucioni: “Ja e vërteta. Unë nuk kam qenë pjesë e ndonjë grupi muzikor, por isha padyshim pjesëmarrëse në një rreth prostitucioni. Ah po, këndonim dhe ishim të famshme, dhe kushdo që na kishte në dorë fitonte ndërkohë dollarët.” Thmeluesja e PSD, Robin Altman, i ka cilësuar fjalët e Jones si “genjeshtra të neveritshme dhe qesharake”. Sipas saj, Kaya thjesht do të tërheqë vëmendjen për 15 minuta. Megjithatë, Kaya nuk ka ndalur, duke thënë se rregullat ishin mjaft të qarta: çdokush duhet të flinte me këdo që caktohej paraprakisht. Një skandal i tillë vjen menjëherë pas çështjes së Harvey Weinstein…

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF