KreuCelebrity

Stefi Prifti për Marinën: “Jam përgjysmë, nuk ndihem i plotë…”

Këngëtari i njohur korçar Stefi Prifti, javë më parë ndau një status prekës për humbjen e parakohshme të bashkëshortes së tij Marinës dy vite më parë: “Unë vazhdoj të jetoj në këtë jetë aty ku ti më le”, shkruante ai me dhimbje e i pikëlluar. Sot këngëtari ka qenë i ftuar në programin “Pasdite në Top Channel” e ka rrëfyer se ndjen ende shumë mall e dhimbje për ndarjen nga jeta të bashkëshortes me të cilën ishin lidhur qëkur ishin studentë.

 

“Pa Marinën jam përgjysmë, nuk ndihem i plotë”, ka pohuar ai gjatë intervistës. Stefi ka treguar se është bërë i fortë për dy vajzat e tij Marian dhe Joanën, duke patur edhe një peng për to, pasi nuk kalon aq kohë sa duhet për shkak të impenjimeve profesionale dhe koncerteve.

 

Vajzat, të cilat po ndjekin rrugën e tij në muzikë dhe profesioni i tij i kanë dhënë forcë këngëtarit për të vazhduar përpara. Stefi ka njoftuar përmes profilit të tij në Instagram se së shpejti do të publikojë edhe një klip të ri për të cilin kanë filluar tashmë xhirimet.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF