KreuFashion

10 ushqimet që do ju përmirësojnë humorin këtë vjeshtë!

Jemi në stinën ku ditët janë më të shkurtra, temperaturat në rënie dhe shirat e para kanë filluar. Që të mos ndiheni të rënë moralisht e të mërzitur nga koha e zymtë ju këshillojmë të ushqeheni ashtu si duhet. Të luftoni nervozizmin e të jeni gjithmonë në humor! Mirëqenia juaj emocionale kërkon të vendosni në tenxhere produktet ushqimore të cilat ju shtojnë humorin për t’u ndjerë sa më pozitivë me veten dhe të tjerët! Ushqehuni mirë dhe mos e teproni me kafeinën! Ja 10 ushqimet që duhet t’i bëni pjesë të dietës suaj këtë vjeshtë!

Çokollata e zezë

Çokollata e zezë është një antidepresant natyral. Ajo stimulon hormonin e endorfinës dhe rrit nivelet e serotoninës, në sajë të përmbajtjes së triptofanit. Falë teobrominës së pasur ka një efekt stimulues të humorit.

Farat e kungullit

Farat e kungullit janë të pasura me magnez dhe acid folik, të dobishme për t’ju dhënë energji dhe për të menaxhuar më mirë nervat dhe ndryshimet e motit të kësaj periudhe.

Salmoni

Ky lloj peshku permban Omega 3, acide yndyrore esenciale që ndihmojnë në lirimin e serotoninës dhe dopaminës. Konsumojeni!

Bananet

Bananet njihen si një minierë e kaliumit dhe magnezit, dy mineraleve thelbësore për të luftuar mungesën e energjisë. Përveç kësaj, ato janë të pasura me triptofan, një aminoacid i domosdoshëm për të luftuar gjendjen e keqe të humorit.

Patatet

Patatet janë një burim i shkëlqyer i kaliumit, mineral që ju ndihmon të menaxhoni më mirë tensionet emocionale dhe luhatjet e humorit. Përveç kësaj, ato sigurojnë vitaminën B6, e cila ndërhyn në sintezën e disa neurotransmetuesve, përfshirë serotoninën.

Elbi

Është një stimulant humori për ju. Ai përmban magnez, kalium, fosfor dhe vitamina të grupit B, dhe ndihmon për të luftuar ndjenjën e trishtimit.

Thjerrëzat

Janë të pasura me grupin e vitaminave B, substanca të dobishme për mirëqenien psikofizike, sepse ato janë të përfshira në sintezën e neurotransmetuesve. Një pjatë thjerrëza shijon shumë në mot të freskët, apo jo?

Bajamet

Ato janë të pasura me acide yndyrore esenciale, të cilat janë të çmuara për t’ju dhënë energji dhe për të menaxhuar më mirë situatat e nervozizmit.

Ananasi

Ky frut ekzotik është një burim i shkëlqyeshëm i magnezit, mineral i përfshirë në rregullimin e humorit. Jo vetëm në verë, por konsumojeni edhe tani në vjeshtë!

Arrat

Përveçse të pasura me magnez dhe acide yndyrore esenciale, arrat gjithashtu përmbajnë vitaminë B3, e cila luan një rol jetik në mbajtjen dhe ruajtjen e humorit: jep një ndjenjë të këndshme relaksimi dhe ndihmon për të rivendosur qetësinë.

 

 

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF