Bella Hadid dhe Drake… e paskan seriozisht!

E mbani mend kur ju treguam se reperi Drake kishte organizuar festën e 21-vjetorit të modeles Bella Hadid dhe se e ëma Yolanda gjatë një interviste nuk tha as po as jo mbi këtë temë por, reagoi çuditshëm dhe e bezdisur?

 

Duket se kjo romancë ekziston me të vërtetë! bella dhe reperi 30-vjeçar frekuentohen me njëri-tjetrin që prej muajit qershor dhe kanë zgjedhur që ta mbajnë të fshehtë lidhjen e cila duket dita-ditës tepër serioze.

Reperit i është dashur kohë të fitojë vëmendjen e Bella-s me lule e bizhuteri të shtrenjta, pasi ajo ishte ende e lënduar nga lidhja e mëparshme. Ai ka filluar të interesohet për modelen pas ndarjes së saj nga The Weeknd në nëntor të vitit të kaluar. Burime të afërta pranë Hadid kanë treguar se ajo nuk do që të ketë më një lidhje në qendër të vëmendjes së mediave, që pas ndarjes me The Weeknd. Një çift i ri i lezetshëm, apo jo?

 



No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.