KreuCelebrity

Blake Lively dhe Gigi Hadid, dy shoqe të pandashme!

Gigi Hadid njihet si motra model suportuese e Bella-s, por po të njejtën gjë mund të themi për të edhe në aspektin shoqëror. Një ndër miket e saj të shumta është edhe artistja Blake Lively, e cila ka patur premierën e filmit të saj të ri “All I See Is You”, jo më larg se mbrëmjen e shkuar. Veshur të dyja me fustane shkëlqyes, Lively dhe Hadid u shfaqën si një dyshe e pandarë në tapetin e kuq të këtij eventi.

Gigi kishte zgjedhur të verdhën për prezencën e saj në premierë, ndërsa Blake u paraqit me një veshje më sportive, të inspiruar nga Chanel. Edhe pse e shoqëruar nga bashkëshorti, Ryan Reynolds, Lively nuk rreshti së pozuari krahë Hadid, për fotografët e pranishëm në event. Megjithatë, supermodelja nuk u mjaftua me kaq. Orë më përpara mbrëmjes, Gigi postoi një foto të aktores në InstaStory, për ta përgëzuar Lively-n si për veshjen e saj, ashtu dhe për premierën e filmit të ri. “Je gjithçka e mundshme, mike! Shumë e emocionuar për ‘All I See Is You’ që shfaqet këtë javë”, ka shkruar Hadid, ndërsa ka treguar dhe një herë natyrën e saj suportuese dhe mjaft të dashur.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF