Ekspozita e Oscar de la Renta do t’ju lërë pa frymë!

Muzeu i Arteve të Bukura në Hjuston, ka hapur dyert për ekspozitën më të re të Oscar de la Renta, njohur ndryshe me emrin ‘Glamuri dhe Romanca e Oscar de la Renta’. Për të festuar punët më impresionuese të dizanjerit, do të ekspozohen shtatëdhjetë punë të ODLR, nga vitet ’60 deri në 2014. Pierre Balmain ka zgjedhur disa nga klientët më në zë të de la Renta, për të krijuar një koleksion mahnitës për ekspozitën që po lë pa frymë vizitorët e Hjustonit, dhe jo vetëm. Për shembull, fustani i nusërisë i Amal Clooney do të jetë padyshi një prej tyre!

Një prezantim i tillë është parë si mënyra më perfekte për të kujtuar dizanjerin, i cili ndërroi jetë në 2014, në moshën 84-vjeçare. Çka shihet në ekspozitë nuk janë vetëm veshje, pasi skicat e dizenjove, editorialet dhe fotografitë e de la Renta janë ato që ofrohen ekstra për vizitorët. Ekspozita është e hapur prej fillimit të tetorit, deri më 28 janar të 2018-tës. Hyrja kushton 25$ dollarë, vetëm për të rriturit. Në galeri do të gjeni disa nga imazhet e shkëputura nga Muzeu i Arteve të Bukura, kushtuar aktualisht vetëm emrit të Oscar de la Renta.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *