KreuCelebrity

Fiori nuk ka aspak hatëmbetje me Rudinën…(?!)

Largimi i Fiori Dardhës nga ‘Dance With Me’ nuk shkaktoi zhurmë vetëm me atë çka pamë para dy puntatash në ekran, pasi surpriza e madhe erdhi jo më larg se këtë të hënë. Teksa ndjekësit e spektaklit mendonin se me largimin e moderatores do të penalizohej (ndoshta) edhe partneri i saj në kërcim, në realitet ndodhi krejt e kundërta!

Duket në fakt si një goditje aspak e lehtë e produksionit kundrejt Fiori Dardhës, pasi zëvendësja e saj në spektakël ishte një tjetër moderatore nga po i njëjti televizion, ku Dardha po shfaq imazhin aktualisht. Rudina Dembacaj ishte ajo që kërceu krahë Iljard Shabës, duke u përzgjedhur zyrtarisht si konkurrentja që do të ndërmarrë rrugëtimin e ‘Dance With Me’, për disa të hëna me rradhë. Një lëvizje e tillë duket se nuk ka prishur raportet mes dy moderatoreve, pasi Dembacaj sot postoi një foto të sajën dhe të Fiorit, poshtë së cilës shkruan: “Me mikeshën time, Fiorin…shkova për vizitë te ‘Boom’. Jemi familje e madhe ne të Ora News.” Ndoshta, një reagim i tillë vjen edhe si shkak i aludimeve që shoqëria e tyre nuk ishte më e njejta, që pas vendimeve të produksionit të ‘Dance With Me’…

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF