Harrojini flokët e shtrira! Fundet e kthyera janë tendenca e kësaj vjeshte!

Për të gjithë të dashuruarat pas flokëve të shtrira apo kaçurrelave, kemi një lajm të keq: nuk është ky sezoni juaj. Fundet e kthyera janë ato çka do të dominojnë gjatë vjeshtës,e këtë na e solli në qendër të vëmendjes më së shumti Bella Hadid. Përgjatë një interviste për Sneakers, çka dalloi më së shumti ishte modeli i saj i flokëve. Prej disa kohësh tashmë, modelja ka vendosur të mbajë një prerje shkurt, ndërsa këtë herë stilimi i përgjedhur nga ana e Hadid na mësoi jo pak nga tëndenca kryesore e këtij sezoni.

Edhe pse më shumë popullor në vitet ’90, një model i tillë është rikthyer në këtë fundvit, dhe kjo nuk është hera e parë që Bella shfaqet me këtë lloj stili. Gjatë një eventi në Paris muajin e shkuar, Bella u pa me flokët tërësisht të lagura dhe fundet e kthyera, ndërsa duhet theksuar që nuk është e vetmja që i është drejtuar kësaj paraqitje. Kujtojmë se Rihanna u shfaq me të njetin model në një nga MET Gala-të e viteve të fundit, e kjo i ka mjaftuar revistave më prestigjoze në botë që t’i cilësojnë fundet e kthyera si tendencën e kësaj vjeshte. Po ju, jeni gati të riktheheni në vitet ’90?

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *