KreuCelebrity

Jo vetëm fejesë; Floriana Garo konfirmon pritjen e ëmbël!

Largimi nga emisioni “Jo Vetëm Modë”, mesa duket ka sjellë shumë ndryshime në jetën e Floriana Garos. Për një periudhë jo shumë të gjatë, vetë moderatorja lajmëroi fejesën me Enis Daçin, ndërsa pamë udhëtimet e saj të shumta në vende të ndryshme të botës. Tashmë, BalkanËeb ka zbuluar se Garo është aktualisht në një pritje të ëmbël, lajm që e ka konfirmuar ajo vetë.

Moderatorja gjendet aktualisht në Zvicër, vend në të cilin punon dhe jeton edhe partneri i saj. Deri më tani, nuk ka ende të dhëna të mëtejshme mbi këtë ndryshim në jetën ë Florianës, por me siguri nuk do të vonojë shumë koha kur do të dëgjojmë sërish për të. Urime moderatores!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF