KreuCelebrity

Kevin Smith, gatishmëri të plotë për ndihmë ndaj viktimave të Harvey Weinstein

Çështje e Harvey Weinstein ka shkaktuar aq shumë zhurmë, saqë shumica e femrave në Hollywood po tregojnë çdo ditë e më tepër përballjet që iu është dashur të kalojnë me eksperienca të ngjashmë në Hollywood. Përveç Angelina Jolie, Gwyneth Paltrow e shumë tê tjerave, mbrapa nuk kanë mbetur as disa nga zërat më të dëgjuar të momentit. Jennifer Lawrance rrëfeu poshtërimin që i ishte dashur të kalonte në fillimet e karrierës, Reese Whitherspoon zbuloi një histori të ngjashme kur kishte qenë vetëm 16 vjeç, Carrie Fisher u përfol se kishte kërcënuar një producent për të njejtën çështje…

E mes gjithë këtyre zërave, prapa nuk ka mbetur as Kevin Smith, i cili ka treguar suport të plotë për të prekurat nga çështja e Harvey Weinstein. Si regjisor, Smith i është dashur të ngrejë karrierën bazuar në emrin e Harvey-t, e kjo mesa duket është ajo çka i rëndon më së tepërmi Smith. “Kudo që shkoja, flisja pafund për të, duke i rritur vlerat si kurrë më parë”, është shprehur regjisori, duke kërkuar falje për diçka të tillë, “Doja të bëja filma dhe ai më mbështeti. Nuk ma merrte mendja se ishte i përfshirë në diçka të tillë. Kërkoj falje për bashkëpunimet me të, si dhe për çdo fjalë të mirë që më është dashur të them publikisht.” Smith ka vendosur që çdo përfitim që i vjen nga transmetimi i filmave të Weinstein në televizion, do t’ia u dhurojë të prekurave nga një çështje e tillë. Kujtojmë se regjisori njihet për natyrën e tij pro-feministe, e duhet theksuar se është i pari që sjell një lëvizje konkrete lidhur me çështjen e Weinstein…

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF