KreuCelebrity

Kush bëri një padrejtësi ndaj Olta Gixharit sot?

Aktorja e njohur Olta Gixhari, ndryshe nga herët e tjera që na shfaqet joshëse në rrjetet sociale, sot na ka treguar se i kanë bërë një padrejtësi! Aktorja është gjobitur nga policia bashkiake, ja se si ka ndodhur!

 

“Kjo është policia e bashkisë. Të vë gjobë edhe kur paguan me sms! Faleminderit :)”, shkruan Olta, ndërkohë që ka shpjeguar përmes fotove se ajo ka kryer pagesën për parkim në mënyrë elektronike, e megjithatë sërish i kanë lënë tek xhami i makinës fletën e gjobës.

 

Përmes replikave të komenteve me ndjekësit, Olta ka treguar se është gjobitur me vlerën 20 mije lekë të vjetër. Me siguri ndonjë keqkuptim, apo jo?

 

 

 

 

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF