Risia e Tommy Hilfiger: Linjë veshjesh për personat me aftësi të kufizuara

Stilisti i njohur Tommy Hilfiger ka njoftuar se projekti i tij i radhës është të skicojë veshje për personat me aftësi të kufizuara. Tanimë, ky brand i njohur mode amerikan ka si qëllim që të prekë një treg të cilin shpesh markat luksoze e injorojnë.

 

Ky koleksion veshjesh do të jetë me qepje të përshtatshme dhe hapje të rregulluara të cilat do e bëjnë më të lehtë veshjen e tyre tek mbajtësi, si edhe do të jenë të pajisura me mbyllje magnetike për t’u veshur lehtë edhe më një dorë.

Linja për meshkuj do të ketë 37 veshje, ndërsa ajo për femra 34. Hilfiger e ka përshkruar këtë nismë të tijën si një “demokratizim të modës”.  Me siguri, miliona njerëz me aftësi të kufizuara në botë e kanë mirëpritur këtë lajm!

 



No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.