KreuCelebrity

Vetëm Blendit mund t’i bënin një ofertë të tillë pune!

Blendi Fevziu, moderatori i emisionit “Opinion” është tashmë prej vitesh  një nga personazhet shqiptarë më të ndjekur të ekranit. I ftuar sot në “Pasdite në Top Channel” Fevziu ka ndarë më tepër detaje nga jeta e tij dhe profesioni.

 

Gjatë intervistës, Blendi ka treguar se i kanë bërë një ofertë të çuditshme pune, për ta larguar prej televizionit Klan, pjesë e të cilit është prej vitesh. Moderatorin e kanë ftuar për drekë dhe i kanë bërë ofertën duke i nxjerrë përpara një valixhe me para për t’i mbushur mendjen për t’a bindur të lërë Klan-in!

Sigurisht që Fevziu nuk e ka pranuar. Ai ka treguar se ndihet shumë mirë me punën që bën pasi e bën me kënaqësi e jo për para!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF