KreuCelebrity

Xhesika Berberi poston video me Selena Gomez

Modelja shqiptare Xhesika Berberi ka postuar disa orë më parë, një video në llogarinë e saj të Instagram-it, ku shfaqet me artisten hollivudiane Selena Gomez, duke u përqafuar. Poshtë saj shkruan për të: Jeni thjesht e mrekullueshme.

 

Por menjëherë pas publikimit të videos, kanë vërshuar komentet. Të njohur e të panjohur nuk kanë mundur të fshehin dëshirën për të qenë në vend të modeles. Madje, ka patur nga ata të cilët kanë menduar se gjithçka është e montuar dhe se ajo vajza e vogël krah Xhesikës, nuk është ylli i Hollivudit.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF