KreuCelebrity

Elisabeta II, një mbretëreshë moderne me iPod!

Mbretëresha aktuale e Anglisë na ka dëshmuar disa herë se statusi rojal jo domosdoshmërisht është i mërzitshëm. Nga fotot selfie, e deri tek ushtrimi i ‘skydiving’ në Lojërat Olimpike të 2012-tës, Elisabeta e dytë ka surprizuar jo pak me aktivitetet e ndërmarra në sytë e publikut.

Kështu, besojmë se nuk do të habiteshit aspak nëse ju themi se Mbretëresha zotëron edhe një…iPod! Po, duket disi qesharake kur e dëgjon për herë të parë, por ja që kreu i oborrit mbretëror dëgjon muzikë më shumë nga ç’e mendojmë. Imagjinoni, një mbretëreshë me kufje – nuk mund të jetë më moderne se kaq, apo jo?

Çfarë na habit akoma dhe më tepër është lista e këngëve të preferuara, që nuk do të na kishte shkuar kurrë në mendje. Vendin e parë e zë “California Girls” nga Beach Boys, ndërsa në të dytin përfshihet çdo këngë e Elton John. Si për çudi, grupi më i adhuruar britanik, Queen, nuk janë pjesë e të preferuarve të Mbretëreshës.

Nga ana tjetër, Mbretëresha luan vetë në piano dhe ka një zë shumë të mirë shoqërues për instrumenta. Disa nga tingujt që ajo preferon të luajë janë edhe këngët e viteve ’60, që mbeten të paharrueshme për muzikën. Këtë anë të Elisabetës nuk e kishim njohur kurrë…

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF