KreuCelebrity

Fundi që duhet të keni këtë vjeshtë është fundi klosh. Dhe Jessica Chastain vesh një model të kuq që të gjithë e kemi zili

Aktorja e vlerësuar në edicionin e 24 -ërt të ELLE Women in Hollywood, ka shfaqur një look që kthehet në frymëzim perfekt për të qenë trendy dhe superchic

Red power, është padyshim në të gjitha kuptimet! Jessica Chastain është mes fitueseve të Elle’s Women in Hollywood Awards 2017, eventi i përvitshëm i Elle America – i cili ka arritur këtë vit në edicionin e 24 –ërt, që vlerëson gratë me ndikim në kinemanë hollivudiane. Dhe nga e kuqja e flaktë aktorja dhe producentja që (në 2016 themeloi kompaninë Freckle Films) me rastin e mbrëmjes kishte një look që nuk është gjë tjetër përveç se i tendencës ultra. U interpretua me klas, thjeshtësi dhe elegancë, që gjithmonë bën pjesë në stilin e Jessica Chastain. Po, sepse është e vërtetë, që e kuqja është supertesndy (këtë vit dhe tjetrin) dhe nëse duhet të vishni rouge është look-u në tërësi (nga koka te këmbët, edhe me aksesorët). Ylli na mëson si të përdorim mënyrën ladylike dhe shumë chic, duke hequr tepricat, por jo guximin.Këshilla e saj? Duke u mbështetur te fundi, ose më mirë te fundi klosh, që mbetet një prej modeleve që duhet të jetë me patjeter në garderobën femërore edhe për Vjeshtë Dimrin 2017-2018.

 

Jessica Chastain, në fakt për mbrëmjen ishte veshur me Calvin Klein dhe më një fund ngjyrë të kuqe, që tregonte hijeshinë dhe elegancën e fundeve të gjerë të modës së viteve ’50, me sensualitetin dhe pasionin e së kuqes. rezultati ëhstë që në të gjitha kuptimet është fundi më i dëshiruar i Vjeshtës Dimrit 2017-2018, por jo vetëm!

Aktorja gjithashtu na ofron një mësim të përsosur stili mbi mënyrën se si të përputhet fund ii kuq me një version chic dhe klas. Pa ekzagjerime, por me një këmishë të bardhë klasike dhe elegante, që duket se është vjedhur nga garderoba mashkullore.Nuk duhet gjë tjetër përvec se një palë sandale minimal chic. Dhe ja look i përkryer, i sofistikuar , për t’u bërë karat juaj e radhës për të luajtur, duke kombinuar fundin klosh në raste zyrtare sipas tendencave të fundit të stinës.  por këmisha e bardhë me fundin e kuq duhet të vishet tani!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF