KreuCelebrity

Gërsheti me kurriz peshku është kapja e duhur që do të duam këtë vjeshtë – dimër 2017-2018

Blake Lively, Nicole Kidman d he të gjitha ikonat e bukurisë që adhurojmë po ua thonë në të gjitha mënyrat: gërsheti kurriz peshku është i duhuri për këtë stinë.

 

Që gërsheti ishte një prej tendencave të flokëve të vitit, e kuptuam pranverën e shkuar, pas boom-it të kurorave të gërshetit të  Chiara Ferragni-t gjatë  Coachella Festival. Por gërsheti me kurriz peshku është padyshim kapja e duhur për vjehstë dimrin 2017. për më pak ekspertet diferenca e kryqëzimit mes një gërsheti klaisk dhe një gërsheti me kurriz pershku qëndron në faktin që për të realizuar të parën, flokët ndahen në tre pjesë, kurse për gërshetin kurriz peshku në dy. E thjeshtë apo jo? Pothuajse, por rezultati ia vlen.

 

Përse të zgjedhim një gërshet me kurriz peshku është gjëja e duhur

Mes fansavë të parë të gërshetave ishte Mbretëresha Antike e Egjiptit Nefertari, që mblidhte flokët në gërsheta të gjatë dhe pastaj i rrotullonte në qafë. dhe çmund të thuash për grekët dhe romakët?

Gratë e Greqisë dhe Romës Antike janë paraqitur gjithmonë me gërsheta në formën e kallëzave të grurit ( mes të cilave Cariatidi mbi fasadën e Panteonit të Athinës). Kulti i gërshetiti ka kaluar prej shekujsh nga gruaja në grua, edhe pse interpretohet me stile të ndryshme , mbetet gjithn jë krehja më e rafinuar.

Në fakt yjet nuk hubasin rast në një tapet të kuq apo një event të rëndësishëm për të treguar një model flokësh me gërshet: në anë, nga kreu në fund, madje dhe në flokë të shkurtër.

 

Gërsheti me kurriz peshku: si bëhet në 4 hapa

Hapi 1: ndani flokët në dy pjesë të njëjta

Hapi 2: Duke nisur nga tjetri merrni një pjesë flokë nga jashtë dhe silleni drejt qendrës duke kaluar sipër anës së djathtë dhe pastaj nën anën e majtë.

Hapi 3: Përsëriteni të njëjtin gjë por nga ana e majtë, në të kundërt  dhe silleni flokun në qendër , duke kkaluar sipër anës së majtë dhe poshtë anës së djathtë

Hapi 4: Pas përfundimit të gjithë gjatësisë së gërshetit kapeni me një llastik të butë.

 

Stilistja e flokëve këshillon: Nëse do një gërshet të rregullt, bëni ndarje identike të flokëve dhe të jëni shumë të saktë kur e lidhni. Nëse don i një efekt më të butë , tërhiqni gishtat nga jashtë kur gërsheti është mbyllur

 

Si e sjellin gërshetin me kurriz peshku yjet

 

Bishti më gërshetë në formën e kallzave të grurit: më moderni

Si Blake Lively që i mblehd flokët në një pony tail shumë ë gjatë dhe pastaj i gërsheton më butësisht drejt qafës dhe më të shtrënguara në fund. Për flokë më të gjatë

Gërsheti anësor me kurriz peshku: më sexy

Çrregullt, butë ,casual  siç e sjellin Nina Dobrev dhe Eva Longoria. Bëhet fjalë për një gërshet me kurriz peshku anësor, prej të cilit dalin fije flokësh. Volumi është te rrënjët, gjithashtu i dhënë nga një grumbull flokësh që me butësi e kornizon fytyrën.

 

Gërsheti me kurriz peshku në formë kurore: më chic-u

Cate Blanchett është emblema e elegancës, sidomos për këtë gërshetin e vogël anësor mbi qafë, që e bën kurorë dhe na shfaq një shkrepje të stilit klasik

 

Gërsheti me kurriz peshku alla francëz: më romantiku

Nicole Kidman na tregon se si një kapje me tantellë anësore dhe një thurje e butë mund të jetë zgjidhja perfekte për të gjithë flokët e gjatë

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF