Getat e Gucci-t vijnë plot me detaje diamantësh!

Në shumicën e rasteve, getat mendohen si opsion atëherë kur temperaturat ulen, i ftohti fillon të na prishë humorin apo kur kemi zgjedhur njē fustan mjaft elegant. Kështu, kemi provhar ndjesinë e getave vetëm gjatë një periudhe të caktuar, pa i vlerësuar sa duhet ato. Koleksioni i Pranverë/Verë 2018 thyen çdo pritshmëri, e kjo jo më kot!

Gucci sjell risinë më të fundit të këtij aksesori, që thjesht do t’ju mahnisë. Zbukuruar me grimca të vogla diamantesh, këto lloj getash janë dizenjuar apostafat për të shpërfaqur rininë e feminitetin, ashtu sikurse do të bëjë të doni t’i vishni kudo. Një burim i afërm i firmës ka zbuluar se getat do tē dalin në treg rreth shkurtit apo marsit të vitit të ardhshëm.


Siç mund ta imagjinoni, një punë e tillë nuk mund të mos vijë pa një kosto (dhe ç’kosto se!) Përflitet se çmimi i tyre do të variojë deri në 1080 paund për palë, e kjo falë detajeve të shtuara të diamanteve. Me pak fjalë, një punim i tillë është ideuar për të privilegjuarit ndaj luksit. Të mahnitshme, apo jo?

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *