KreuStil Jetese

Kjo është mosha mesatare e grave më të bukura në botë

Çdo vit, ‘People’ publikon listën e femrave më të bukura në botë, duke u bazuar kështu tek artistet e Hollywood-it, dhe jo vetëm. Julia Roberts kryesonte listën për 2017-tën, ndërsa Reese Whitherspoon, Selena Gomez dhe Viola Davis zinin vendet e fundit. Pas tre dekadash publikim, kërkimet e reja kanë dalë në një përfundim mjaft interesant.

JAMA Dermatology ka realizuar një studim bazuar vetëm mbi moshën e grave të përzgjedhura ndër vite. Për vitin aktual, mosha mesatare e femrave në listë mban shifrën prej 38.9 vjeç, çka ndryshon ndjeshëm me rezultatin e 1990-tës: mosha mesatare rezulton 33.2, para njëzetë e shtatë vitesh.

Rezultate të tilla cilësohen si të gëzueshme, për aq kohë sa dëshmojnë ngadalësinë e të plakurit të shoqërisë me kalimin e viteve. Kjo, falë mirëqënies dhe produkteve të viteve të fundit që lidhen vetëm me bukurinë. Pas një apo dy dekadash, me siguri kjo mesatare do të rritet, nëse marrim për bazë ecurinë e 30 viteve të fundit…

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF