KreuKuzhine

Për një darkë plot shije, zgjidhni tortën e kripur!

Për darkën e sotme ju sugjerojmë një recetë të lehtë e të shijshme që do t’ju bëjë të lëpini gishtërinjtë: Tortë e kripur me proshutë e jeshillëqe! Ja përbërësit e recetës:

Për përgatitjen e brumit: 200g miell, 60g gjalpë, kripë e piper, 2 lugë vaj, 1 e verdhë veze.

Për mbushjen: 150g proshutë, 300g barishte të përziera e të shtrydhura mirë (spinaq, rradhiqe të ziera), djathë parmixhan, 30g gjalpë, 3 vezë, 100g djathë e proshutë krudo për servirjen.

Përgatitni brumin: Përzieni miellin, gjalpin, vajin, vezën dhe një majë luge kripë. Shtoni ujin e nevojshëm për të marrë një brumë sa më elastik. Pastaj lëreni të pushojë për 60 minuta në frigorifer.

 

Bimët e ziera kaurdisini me pak vaj, kripë, piper, djathë të grirë dhe 1 vezë. Hapni brumin dhe shtrojani përzierjen. Vendosini një shtresë të proshutë të grirë (rreth 100 g) të përzier me dy vezët e rrahura dhe 2 lugët me djathë parmixhan.

Mbulojeni me gjysmën e sasisë së djathit të prerë në feta të holla dhe me bimët e ziera, e pastaj shpërndani dhe pjesën tjetër të proshutës së mbetur. Mbylleni brumin, shponi në të pika të shumta dhe lëreni në furrë për 30-35 minuta në 175 °. Shërbejeni tortën e kripur me proshutën krudo përsipër. Ju bëftë mirë!

 

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF