KreuFashion

Përhumbuni në vjeshtë me bordo, për paraqitje më stil se kurrë!

Është ngjyra e përzgjdhur nga bota e modës për këtë sezon, e këtu nuk mund të mungojnë as veçimet më të mira të veshjeve të zhytura në nuancën e bordo. Cilësuar ndryshe si një kolor me karakter romantik, këto ditë të freskëta do të ndiheni plot feminitet e klas, e kjo falë ngjyrës që duhet të bëjë pjesë me doemos në garderobën tuaj.

Fustani i mëndafshtë është ai që do t’ju bëjë të rendni drejt blerjeve të reja sa më shpejt të jetë e mundur, ashtu sikurse nuk do të mund t’i rezistoni buzëkuqit të errët, që do t’iu falë buzëve hijeshinë e merituar. E ku ka më mirë se një paraqitje vetëm në të zeza, kombinuar me një çantë elegante bordo? Nëse po kërkoni komfortin, atëherë trikot e punuara me detaje perlash janë zgjidhja e kësaj vjeshte.

Nëse ende nuk keni vendosur se cila ngjyrë do të kryesojë në koleksionin e veshjeve tuaja, atëherë nuk keni pse lodheni shumë. Revistat më prestigjoze të modës e kanë vendosur: kryefjala e këtij sezoni është bordo! Nuk dini si t’i përshtasni me pjesën tjetër të garderobës që dispononi? Atëherë ne ju ftojmë t’i hidhni një sy më poshtë krijimeve më unike në këtë ngjyrë…ideale për ditë si këto, apo jo?

SENREVE

JONATHAN SIMKHAI

TOM FORD

RHODE RESORT

GIGI BURRIS

ISABEL MARANT

NO. 21

LIZZIE FORTUNATO

ZIMMERMANN

ALEXANDER WANG

ROSETTA GETTY

3.1 PHILLIP LIM

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF