KreuCelebrity

(Ende) ‘Vajzë e keqe’ ose jo? Tuna e jep përgjigjen…

Është një ndër këngëtaret më energjike të skenës shqiptare, ashtu sikurse gjithmonë rradhitet ndër të parat personazhe kur vjen puna tek guximi në stil. Tashmë duke shijuar eksperincën e parë të mëmësisë, Tuna duket çdo ditë e më e përkushtuar ndaj djalit të saj, Tian. Të njejtin raport me të birin e shohim dhe nga bashkëshorti, Patris, por le të themi se kohët e fundit Instagrami i Tunës mbushet vetëm me postime fotosh e videosh familjare.

E nuk ka si të ndodhë ndryshe, për aq kohë sa këngëtarja nuk e ka aspak problem të shfaqë momentet më të bukura nga kjo eksperiencë e re në jetën e saj, edhe pse nga ana tjetër fansave me siguri iu mungon të shohin natyrën rebele të Tunës. Ndoshta, shumë mund të mendojnë se këngëtarja mund të ketë ndryshuar jo pak që pas lindjes së Tianit, por Tuna sot vërtetoi të kundërtën.

Para pak orësh, Sejdiu ka postuar në My Story një pjesë nga një nga intervistat më të fundit të Angelina Jolie. “Të mungon të jesh ‘vajzë e keqe’?”, është pyetur Jolie, ndërsa kjo e fundit është përgjigjur: “Akoma jam ‘vajzë e keqe’.” Përveçse një përgjigje ikonike nga ana e Angelina-s, kjo ka shërbyer edhe si ‘gjendja aktuale’ e Tunës, ose të paktën kështu e cilëson ajo. Ndoshta, kjo është mënyra e Tunës për të dëshmuar se nuk ka ndryshuar aspak nga ajo vajza rebele që të gjithë jemi mësuar të shohim…

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF