Fotot e festës private të ditëlindjes së Lori Hoxhës!

Lori Hoxha ka festuar ditën e djeshme 24-vjetorin e saj të lindjes, ndëra celebrimi i një dite të tillë nuk ka mbaruar vetëm me festën private, të nisur që në mesantën e së enjtes. Eventi i organizuar nga Top Media ka bërë që trashëgimtarja e Top Channel të shijojë edhe një herë momente të gëzueshme të ditëlindjes së saj. Edhe pse dje pamë jo pak postime nga miqtë e Lorit, sot jemi njohur edhe më shumë me festën private të ditëlindjes së një prej vajzave më të ndjekura në Shqipëri.

Lori nuk është kursyer të publikojë disa foto nga mbrëmja e kaluar në shoqërinë e miqve dhe të afërmëve. Siç e kuptuam edhe nga dje, dekori i sallës, por edhe shumica e veshjeve të të ftuarve ishin të zhytura në ngjyrë ari, ndërsa Lori kishte zgjedhur një paraqitje mjaft interesante për këtë ditë speciale. Inspiruar nga një nga fustanet ikonikë të Emily Ratajkowski-t, trashëgimtarja e Top Channel e festoi këtë 24-vjetor më provokuese se kurrë. Rrethuar nga shoqet e saj më të ngushta, dhe si gjithmonë me Sarën të pranishme pranë saj, duket se kjo ditëlindje e Lorit ka qenë si në përralla. Nga tollumbacet, e deri tek torta tre katëshe e lyer me ngjyrë ari, më poshtë ju ftojmë të shikoni disa nga momentet më të bukura të kësaj mbrëmje të veçantë për Hoxhën.



No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.