KreuCelebrity

Inis Gjoni: “Ja si ia kam shpjeguar vajzës mungesën e të atit…”

E ftuara e puntatës së sotme të ‘Wake Up’ ishte Inis Gjoni, e cila kishte jo pak për të zbuluar për audiencën. Aktualisht duke punuar për shfaqjen teatrale “Çifti i lumtur”, biseda në studio nuk ka mbetur vetëm në kornizat e kësaj tematike.

Vajza 5-vjeçare e Inisit, Coco Antonel është vënë në qendër të vëmendjes, kryesisht për raportin mes Gjonit dhe vogëlushes. Në intervistat e fundit, Inisi ka rrëfyer se kujdeset maksimalisht për Coco Antonel, e të njejtën gjë ka treguar edhe ditën e sotme në ‘Wake Up’. “E nis ditën me nxitim dhe më pas kthehem tek vajza”, ka thënë ndër të tjera ajo, ndërsa është pyetur edhe mbi mungesën e partnerit në jetën e saj.

Bashkëshorti i Inisit ndërroi jetë në 2011-tën, shkak ky që ka bërë që regjisorja ta rrisë e vetme vogëlushen Antonel. Duke qenë se vajza e Gjonit nuk ka arritur ta njohë të atin, Inisi zbulon se si është përpjekur t’ia shpjegojë mungesën e tij. “I kam thënë se jeta është e tillë. Disa e kanë lart në qiell, disa janë të ndarë, dhe disa të tjerë janë, por më mirë të mos ishin, sepse nuk kanë asnjë lloj përgjegjësie”, ka shpjeguar në pak fjalë Gjoni, duke e përforcuar faktin se mundohet t’ia bëjë sa më të lehtë vajzës largimin e parakohshëm nga jeta të të atit…

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF