Kjo çantë e ZARA-s po thyen rekordet e shitjeve…!

Pse gëzohemi më shumë gjatë fundjavave? Sepse mund të festojmë deri vonë, ndërsa e diela shërben si dita perfekte për pushim total. E kur vjen puna tek të dalurit, sa rëndësi i kushtojmë paraqitjes?…

Dihet se në garderobë disponojmë disa veshje të veçanta, enkas për mbrëmjet e të premteve apo të shtunave. Tani, inagjinoni që paraqitjes seksi, t’i shtoni edhe një detaj interesant…një aksesor të rrumbullakët, që vështirë se nuk do të bjerë në sy!

Është risia më e fundit e ZARA-s, dhe tashmë po thyen çdo rekord blerje. Përveç formës unike, çfarë tërheq më shumë syrin është rripi mbajtës, i ideuar si një rreth gjigant i florinjtë, që kombinon më së miri me ngjyrën rozë të pjesës së poshtme. Dhe jo vetëm kaq, sepse ZARA mendon për të gjithë: një tjetër çantë gjashtëkëndëshe e zezë, me po të njejtat karakteristika si e lartpërmendura, është në shitje për të apasionuarit pas ngjyrave të errëta. Do kishit guxim ta provonit një kombinim interesant më këtë lloj aksesori?



No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.