KreuCelebrity

Përfundon me sukses operacioni i Ndriçim Xhepës!

Aktori i njohur Ndriçim Xhepa, pas disa problemesh shëndetësore udhëtoi drejt Italisë për të kryer një ndërhyrje kirurgjikale në mushkëri. Shteti shqiptar vuri në dispozicion të aktorit shumën prej pesë milionësh për mbulimin e shpenzimeve për kurimin e tij.

 

Operacioni i ikonës së kinematografisë shqiptare është realizuar dhe ka përfunduar me sukses! Lajmin e mirë e ka konfirmuar e ëma, Margarita, përmes një interviste televizive, ja se si është shprehur ajo:

“Ndërhyrja kirurgjikale përfundoi me sukses. Jam shumë e gëzuar, sepse masa që kishte në mushkëri iu hoq dhe tani ai gëzon shëndet të mire!”

Një lajm shumë i mirë ky për shëndetin e aktorit të mirënjohur të dhjetëra roleve, Ndriçim Xhepa! Shërim të shpejtë!

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF