Publikohen letrat e dashurisë së Obamës, jo për atë që po mendoni!

Janë publikuar letrat e dashurisë së Barack Obamës për të dashurën e tij të parë, ish-presidenti është pikërisht romantik ashtu siç e mendonit, nëntë letra drejtuar ish-të dashurës së tij të universitetit Alex sipas Associated Press.

 

Universiteti Emory i ka patur këto letra që prej vitit 2014, por vetëm tani i ka bërë publike. Ish-presidenti shkruan si një poet me mendime unike për një djalë të ri, i cili shfaq se një ditë do të udhëheqë Shtëpinë e Bardhë. Ja disa pjesë të letrave të tij:

“Të mendoj shpesh edhe pse jam konfuz për ndjenjën time. Duket se ne dëshirojmë atë që kurrë s’mund të kemi, kjo është ajo çka na lidh, kjo është edhe ajo që na mban larg.”

“Idetë e mia nuk janë aq të qarta sa kur ishim në shkollë, por ato kanë një peshë dhe një mençuri që mund të jenë edhe më të dobishme edhe nëse unë jam më pak vëzhgues e më tepër pjesëmarrës.”

 

“Pagat në organizatat e komunitetit janë shumë të ulëta për të mbijetuar tani, prandaj shpresoj që të punoj në një kapacitet më konvencional për një vit, duke më lejuar të grumbulloj fryte të mjaftueshme për të ndjekur interesat e ardhshme.”

Këto letra i përkasin viteve 1982-1984 dhe sipas profesorit të universitetit Gillispie mendohet se janë shkruar kur lidhja e Obama-s me këtë vajzë ka përfunduar.

 

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *