KreuCelebrity

Rita Ora publikon klipin e ri “Anywhere”

Mund të themi pa dyshim se kjo është një periudhë tepër e suksesshme për karrierën profesionale të këngëtares së njohur Pop, Rita Ora. Projektet a saj muzikore janë të njëpasnjëshme në këtë periudhë.

 

Këngëtarja kishte ndarë momente nga xhirimet e klipit, madje ishte fotografuar edhe në momentet më të sikletshme, klipi i “Anywhere” i cili u xhirua në Nju Jork është publikuar sot në kanalin Youtube dhe shfaq një Rita mahnitëse e plot energji!

Pas “Your Song” e “Lonely Together” me artistin Aviici, mendohet se edhe “Anywhere” do të jetë një sukses i këngëtares! Tani presim eventin e MTV EMA, ku Rita përveçse një artiste e nominuar do të jetë edhe prezantuese e mbrëmjes!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF