Timberlake, fjalët më të ëmbla për bashkëshorten Jessica!

Jessica Biel dhe Justin Timberlake festuan ditën e djeshme përvjetorin e pestë të martesës, e fjalët e ëmbla mes njëri-tjetrit nuk munguan. Nga ana tjetër, Timberlake i shkroi një letër publike të shoqes, e fansat menjëherë kanë shpërthyer në komente dashamirëse. Tekstin kushtuar Biel, kjo e fundit e lexoi gjatë një video, të cilën e ndau me ndjekësit e saj në Instagram.

Shoqëruar me këngën që çifti ka kërcyer ditën e martesës, Justin e ka cilësuar eventin e pesë viteve më parë si: ‘…momentin kur u ktheva në mashkullin më me fat në botë’. Fjalët më të ëmbla kushtuar Jessica-s ishin këto: “Jessica-s time të bukur: Më ke mësuar pafund se ç’do të thotë dashuri e vërtetë. Nuk mund ta përshkruaj me fjalë se se ç’do të thonë për mua këto pesë vitet e fundit, kështu që…’Dëgjo melodinë sepse dashuria ime fshihet pikërisht aty’”. Çifti e kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë në 2012-tën dhe gëzojnë një djalë të vogël të quajtur Silas. E jo më kot, janë një ndër çiftet e preferuar në Hollywood!



No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.