KreuFashion

Trukimi: Ja tendencat e Pranverë-Verës 2018

Nga pasarela, të rejat, tendencat dhe idetë më hot mbi make up në stinën e bukur

Në pranverë-verë 2018, protagonistja kryesore është ngjyra, e mishëruar në sy dhe buzë.

Të gjitha ngjyrat e ylberit janë eksploruar me tone të ndezuar dhe të nxehta. I shohim në sy me efektin smokey eyes, në tonet e bronxta dhe ngjyrat e tokës së djegur perfekte për të nxjerrë në pah nxirjen.

Nuk mungojnë as tonalitete po si bluja elektrike, e verdha e neonit dhe roza e purpurt për t’u transformuar çdo ditë në një grua të guximshme

 

Trukimi i syve

Smokey Eyes janë tendenca e madhe, si për ditën dhe për mbrëmjen, dhe eksplorojnë nuancat e kafes së errët dhe grisë së errët

Teknikat variojnë nga më të butat tek më të fortat

Kujt i pëlqen të kyhet me laps do të kënaqet me format, trend i madh i kësaj vere 2018 për të përshkruar qerpikët e sipërm dhe të poshtëm.

 

Trukimi i buzëve

Buzët janë parësore për verën e 2018-ës; do të jenë trukuar me ngjyra të errëta dhe mat. Buza do të jetë e konturuar mirë, gati e zmadhuar, për të mos kaluar kurrë në plan të dytë

Keni kuriozitet të zbuloni trendin e stinës së bukur? Shfletoni galerinë?

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF