KreuArt

9 gjëra që ndoshta nuk i dini mbi “I Promessi Sposi” të Manzonit

Pse romani i Rencos dhe Luçias është një nga seritë më të shquara televizive? Don Rodrigo a ka ekzistuar vërtet? Lazzaretto është ende? Dhe mbi të gjitha si do të përfundojë historia? Kuriozitete pak skolastike mbi kryeveprën manzoniane.

Është romani i përsosmërisë në letërsinë italiane. Burim i pashtershëm i frymëzimit për kinemanë, Televizionin, Teatrin, komiken, por edhe frustrim për nxënësit e shkollave të mesme, të cilët jo gjithmonë e vlerësojnë bukurinë. I Promessi Sposi “Të fejuarit” nga Alessandro Manzoni në narrativën e plotë, dhe për referencat e tij të përpikta historike, është gjithashtu një minierë kureshtje për sekretet e vogla që e bëjnë atë një libër aktual. Duke filluar me disa nga vendet ku është vendosur …

ËSHTË NJË FACTION.  I Promessi Sposi  “Të fejuarit” një roman historik;historia është fiktive, por përmes faqeve mund të mblidhen fakte dhe ngjarje të ndodhura realisht( një prej tyre: murtaja e vitit 1630). Shkurtimisht ajo që në gjuhën letrare quhet faction, një përzierje e fakteve “fact” dhe “fiction”.

Nëse Renzo dhe Lucia janë frut i imagjinatës së autorit, personazhe të tjerë kanë ekzistuar në të vërtetë. Kardinali Borromeo është më i famshmi. Por jo i vetmi. Gertrude, murgesha e Monzas, për shembull, është modeluar në Marianna de Leyva (1575-1650), vajza e madhe e një familje fisnike spanjolle, e cila bëri betimet në moshën 16 vjeçare, dhe që në manastir kishte një lidhje dashurie me Gian Paolo Osio-n , i biri i një familje të pasur bergameze nga i cili pati dy fëmijë.

Dhe pastaj është l’Innominato I paemri: Historianët besojnë se është frymëzuar nga Francesco Bernardino Visconti (ose vëllai i tij Gian Galeazzo). Edhe Don Rodrigo do të kishte konsideratën e tij të vërtetë: Paolo Orgiano, një fisnik venecian, i cili jetoi në 600-ën dhe u akuzua për dhunë ndaj një gruaje të re.
LAZZARETTO SOT. Vendi simbol i Milanos në kohën e murtajës “manzoniane” është Lazzaretto, spitali-geto ku burgoseshin dhe pak a shumë kuroheshin (ose liheshin të vdisnin) të prekurit.

Manzoni na ambjenton me një nga skenat më interesante të romanit: Renzo, që ka depërtuar në kërkim të Lucias, takon Fra Cristoforon dhe më pas Don Rodrigo, që po vdes. Lazzaretto, një fortifikim drejtkëndëshi prej 378 metrash nga 370, i  rrethuar nga një hendek i thellë me ujë u ndërtua në 1509-ën, në atë që, sot është e njohur si Porta Venezia Porta në Milano, ndërmjet Corso Buenos Aires, rruga Vittorio Veneto dhe Rruga San Gregori, ku është ende e mundur të shohësh një gjurmë të vogël, sepse pjesa tjetër e ndërtesës u shkatërrua gjatë viteve 1882 dhe 1890.

Pasi kaloi emergjenca e murtajës, ndërtesa është përdorur për qëllime të ndryshme ushtarake dhe mjekësore, deri sa u bë edhe një lloj qendre tregtare ante-litteram, rreth 1800-ës, kur u mbulua hendeku i jashtëm dolën disa dyqane të hapura në rrugë.

Edhe kisha tetëkëndëshe e San Carlo në Lazzaretto, e cili ishte në qendër të Lazzaretto, ende ekziston, dhe ju mund ta shihni në Largo Fra Paolo Bellintani në Milano.

VITE TË JASHTËZAKONSHËM. Dhe është pikërisht dëshira për të kryqëzuar historinë me H të madhe, që Manzoni zgjedh të vëndosë aventurën e dashurisë së Renzos dhe Lucias  “nga 1628 në 1631”.

Siç e shpjegon edhe ai vetë në një letër të dërguar bashkëpunëtorit Claude Fauriel, “kujtimet që na mbeten nga kjo epokë paraqesin një situatë të jashtëzakonshme të shoqërisë:  qeveria më arbitrate e kombinuar me anarshinë feudale dhe anarshinë popullore, një legjislacion mahnitës për atë që ai përshkruan dhe për atë që ai mendon ose tregon; një injorancë e thellë, e egër; e klasave me interesa dhe parime të kundërta”.

 

ËSHTË NJË SKENAR PARAPRAK I SERIVE TV. Manzoni, i cili kur përfundoi romanin I Promessi Sposi kishte mbushur 21 vjeç, nuk e botoi menjëherë.

Por edicioni përfundimtar, Quarantana, pa dritën e botimit në 108 “episode” javore, të cilat i mbanin lexuesit në ajër për 2 vjet, ashtu siç ndodh sot me serinë e suksesshme televizive.

 

FIGURA KUNDËR PIRATËVE. Nëse sot filmi, brand-et muzikore dhe librat vuajnë nga kopjimi pirate, në kohën e Manzonit nuk është se ishte më mirë: pjesët e ligjëratës së romanit, shumë të kërkuar vinin shpesh të falsifikuara, kështu që autori hodhi idenë për të vendosur disa ilustrime mes faqeve me urdhër të Francesco Gonin; në këtë mënyrë do të ishte më e vështirë për të falsifikuar kopjet.

 

SI MBARON ROMANI? Në shkollë, ku “Të fejuarit” studiojnë në shkollën e mesme trevjeçare , është e vështirë për të arritur në fund të romanit, që klasifikohet si një vepër me një fund të lumtur, me martesën e Renzo dhe Lucias. Dhe në fakt historia vazhdon: pas martesës, me një banket në kështjellë që dikur i përkiste Don Rodrigos, Markeze për të kompensuar vuajtjet Renzos dhe Lucias merr pronat e tyre me një çmim shumë më të lartë në vlerën e tregut.

Ky kapital i vogël i lejon Renzos dhe familjes së tij të lëvizin në Bartolo, të cilin do ta lënë herët për mospërputhshmërinë me mjedisin, dhe më vonë për të blerë një makinë tjerrje në një qytet të vogël të Bergamos, ku suksesi i aktivitetit ekonomik shkon dorë për dore me kënaqësinë familjare: Renzo dhe Lucia kanë një vajzë, Maria, dhe të tjerët do të (rriten nga gjyshja Agnes).

Të dy të fejuarit, ndërkohë nxjerrin moral nga peripecitë e tyre: telashet ndodhin për ata që sillen në mënyrë të pakujdesshme, siç ndodhi me të guximshmin Renzo, por edhe për ata që nuk kanë asnjë faj, si Lucia. Sidoqoftë, besimi (në Zot) i ndihmon ta kalojnë dhe t’u japë një mësim.

Dhe në rreshtat e fundit Manzoni ua lë në dorë lexuesve: “Ky përfundim na u duk i drejtë, prandaj kemi vendosur për ta vënë atë këtu, si pjesa më pikante e gjithë historisë. Të cilën nëse nuk e keni pëlqyer aspak, duajeni atë që e ka shkruar dhe pak atë që jua ka rekomanduar. Po nëse iu kemi mërzitur, besojeni që nuk e kemi bërë me qëllim”.

KURIOZITET KULINAR. Nga lakra te gjeli, tavolina e “Të fejuarve” është e varfër por parashikon disa tradita nga rajoni i Lombardisë.

Sigursith që nuk mungon polenta në një enë të vogël metalike, ngjyrë gri. Faji? Nuk është i ngjyrës, në kohën e largët në Veri të Italisë, misri që e bën të verdhë polentën, dhe kultivimi i tij u futën vetëm pas urisë së vitit 1628: Manzoni ishte shumë i kujdesshëm ndaj detajeve dhe nuk mund të tradhtonte veten.

Polenta për të cilën flitet te “Të Fejuarit”  është me bazë gruri hikërror, një lloj drithi i varfër, që prej vitesh është zbuluar vlerat e tij ushqyese.

PËRSA I PËRKET MURTAJËS. E ashtuquajtura “murtaja manzoniane”, që mes viteve 1629 e 1631 përfshiu veriun e Italisë, duke goditur Milanon, sipas disa të dhënave historike u soll në Itali nga pleshtat përmes një ushtari Italian, i përfshirë në ushtrinë gjermane, që kishte shkuar për vizitë te prindërit në lagjen Porta Venezia (asokohe: Porta Orientale)

 

ROSAKËT E FEJUAR. Romani i Renzos dhe Lucias ka pasur disa përshtatje, duke përfshirë edhe disa versione operistike, 2 musical, 6 filma, tre versione për televizion (1967, 1989, 2004), dhe shumë parodi: nga Monako në Monza me Toto në atë televizive trio Solenghi-Marchesini-Lopez, për të mbërritur te “Rosakët e fejuar”, italisht “I Promessi Paperi”, botuar në vitin 1976 me Mickey Mouse, Rosakun dhe Rosën të detyruar për të mbrojtur dashurinë e tyre, nga prepotenti  Don Paperigo. Sigurisht që fituan ata.

 

 

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF