Geti, një fans më shumë i emisionit të Marinës 0 28

Nga dita në ditë po pritet fillimi i emisionit të ri të Marina Vjollcës, ashtu sikurse deri më tani kemi parë vetëm spotit e programit që do të nisë në  Klan. Duke lënë pas formatet televizive të sportit, Marina do të nisë rrugëtimin në Cest La Vie, ndërsa më shumë detaje pritet të shihen së shpejti. Ndërsa Vjollca ka përfunduar ditët e shkurtra të muajit të mjaltit, më pak aktiv në rrjetet sociale ka qenë Getoari.

Por, këtë pasdite të shtune, Geti ka postuar në My Story, e këtë herë jo foto nga ndonjë koncert, por një video pak sekondëshe ku shihet Marina. Bëhet fjalë pikërisht për spotin e ri të programit të moderatores, që reperi e ka rastisur në televizor. Mesa duket, kjo është mënyra e Getoarit për të shprehur krenarinë për bashkëshorten, edhe pse së fundmi nuk kemi parë shumë foto të çiftit sëbashku. Detaje të reja për programin pritet të zbulohen së shpejti, ndërsa përflitet se do të jetë një format me përmasa si asnjëherë më parë…

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *