KreuCelebrity

Jeni vonë: Kardashianët i bënë blerjet për festat e fundvitit!

Kim dhe Kourtney Kardashian u panë këtë javë me mamanë e tyre Kris Jenner, në një dyqan dekori, për të bërë një blerje mjaft interesante. Ndoshta nuk do ta besoni, por Kardashianët kanë filluar që tani të mendojnë për festat e fundvitit. Madje, janë angazhuar aq shumë, saqë kanë zgjedhur edhe pemën e Krishtlindjeve!

Sigurisht, është shumë heret për të bëre dekorime në mesin e tetorit, por Kardashianët janë gati për xhirimin e episodit të ri për këtë fundvit. Kris Jenner ka shpërndarë në Instagram disa nga skenat e xhiruara tashmë, vetëm disa ditë me parë. Siç e do zakoni, përveçse spektaklit kushtuar kësaj periudhe përfundimtare të ciklit 12-mujor, familja më në zë e momentit realizon edhe një foto bashkarisht, për të uruar fansat e tyre.

Pavarësisht përgatitjes për dekorin gjatë ditëve të ftohta, veshjet e Kim dhe Kourtney janë tipiket e këtij sezoni. Bashkëshortja e Kanye West kishte zgjedhur (si shumë herë) kombinimin një-ngjyrësh të kanotjeres dhe pantallonave ngjitur pas trupit, duke nxjerrë në pah format e saj fizike. Ndërsa Kourtney, ka preferuar të shfaqet më transaprente, duke ndërthurur minifundin e shkurtër me çizme të gjata deri në afërsi të gjurit. Si gjithmonë, provokuese në maksimum motrat Kardashian!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF