KreuFashion

Këpucë dhe psikologji: çfarë thotë për ty pasioni për këpucët

Ballerina, mocassini, Mary Jane, décolleté, nallane.. çdo këpuce i korrespondon një personalitet dhe një stil. Stili yt, cili është?

Dikush nuk mund të jetojë pa taka, dikush nuk i duron dot, kush vesh vetëm atlete, dikush koleksionon decollete. Jemi të gjitha të ndryshme sa i përket shijes dhe kërkesave, por sigurisht që askush nuk është indiferent ngaj këtij aksesori që përcakton stilin e një look-u dhe personalitetin tënd. Duke qenë se Italia është atdheu i artizanatit të këpucëve dhe ka një kulturë që udhëheq zgjedhjen dhe shijen, argumenti (shopping këpucë) të jep gjithmonë një interes të caktuar dhe një emocion. Këpucët të lejojnë të ndryshosh kohë pas kohe personalitetin: provo të mendosh sa ndryshe ndihesh kur vesh një xhins me një take 10 në krahasim me atletet! Të veshesh këpucë të ndryshme na lejon të interpretojme “role” të ndryshme.

Këpucët flasin për ty, për shijen tënde, për qëllimet e tua, për pozicionin tënd shoqëror.

Së fundi e thoshte edhe Carrie Bradshoë në Sex and the city, “Këpucët? Janë më të mirat e ADN-së identifikojnë cilindo pa problem”. Ke vënë re mdonjëherë që kur një person që vesh këpucë të shëmtuara, ose të papërshtatshme me veshjen ndikon në opinionin fillestar? Këpucët që stonojnë për fat të keq nuk humbin!  Çfarë ndikon në perceptimin e këpucëve që vesh? Gjwja e parë është stili. Nëse nuk qëllon në shenjë me kombinimin veshje-këpucë-cantë, edhe pse mund të jesh veshur mirë, dukesh keq, është si të stonosh një notë në melodi, dhe të vret veshin.

Gjëja e dytë që bie menjëherë në sy është cilësia e këpucëve: qepja, materiali, detajet, sholla, si çorape. Cilësia e këpucës perceptohet që nga larg.

Elementi i tretë është gjendja e përdorimit. Sa janë të deformuara nga përthyerjet, sholla, takat sa janë konsumuar, materiali është i ngrënë, apo i gërvishtur.

Po ti “cilës këpucë i përket”? Të pëlqejnë flat, të rrezikshme, kitten heels, sporty chic? Thuaj se çfarë këpuce mbath dhe të themi kush je? Zgjedhja e modelit të këpucës mund të tregojë personalitetin tënd.

Shohim ndërkohë edhe se çfarë thonë 5 modelet e këpucëve më të veshura në të gjitha kohërat.

Balerinat

Lindën në 1947 në Paris nga dora e Rose Repetto, që i krijoi për të birin balerin. Në  krye të 10 vjetëve aktore te kalibrit si Brigitte Bardot e Audrey Hepburn i shndërruan në objekte të dëshirës femërore falë klasit me të cilin i vishnin. Nëse do dhe vesh balerina je një grua e brishtë që do të jetë e mbrojtur. Je e rafinuar, qetësuese, stil klasik / elegant që dëshiron të joshë me hijeshinë dhe me lehtësi pa tërhequr shumë vëmendje. Balerinat nxjerrin në pah aspektin më fëmijënor të përsonalitetit tuaj. Vishini me thjeshtësinë më absolute siç bënte Audrey, me pantallona të ngushta dhe një bluzë kashmiri ngjyrë pastel. Efekt bon ton dhe hijeshi yjesh me siguri

 

Mokasini   

Lindën në vitet ‘30 në Amerikë, me emrin “Loafer” che tradotto significa “fannullone”. Janë këpucë shtëpie, gati pantofla për kohën e lirë dhe mbajnë deri më sot kontacionin e kepucëve casual, edhe pse janë kthyer për raste formale . Nëse do dhe vesh mocassini je një grua praktike, konkrete, thelbësore në zgjedhjet e tua dhe në mënyrën tënde të jetesës në stilin bashkëkohor. Forma mashkullore e kësaj këpuce nxjerr në pah aspektin androgjen të të qenit grua, që mund të jetë ekstremisht intrigante dhe femërore. Shumë janë strukturuar në lëkure dhe ngjyrë të errët dhe shumë janë rigoroze dhe mashkullore. Disa janë me ngjyra, të lehta dhe të detajuara dhe disa shumë femërore dhe të përshtatshme me gjithcka që ke në dollap! Për një takim të parë me një mashkull, ndoshta nuk janë zgjedhja më goditëse, por nëse ke një takim pune janë perfekte! Vishini me pantallona të prera dhe një bluzë, për një look të sofistikuar dhe bashkëkohor.

Këpucët Mary Jane       

Ky model i këndshëm këpucësh lindi në vitet ‘20 në Amerikë. Mary Jane morën emrin nga një personazh komik, një fëmijë që i vishte. Lindën edhe si këpucë për fëmijë. Sot i gjejmë në disa  versione, por mbetet aktual elementi kryesor, rripi në kavilje, ose qafën e këmbës. Me majë të rrumbullakët dhe takë mesatare janë më të rafinuara dhe bon ton. Me takë të lartë janë më joshëse dhe agresive. Nëse i do dhe i vesh këpucët Mary Jane je një grua me shije retro, shumë femërore, që do të jetë elegante dhe e kërkuar. Ke një stil romantik, je pak ëndërrimtare, të pëlqen të jesh femër dhe pak kukull! Visheni me pantallona lëkure dhe veshje në formë trapezi për të qenë e gjallë.

Le decollete  

   

Janë këpucët femërore të përsosmërisë. Ikonikja Pigalle di Louboutin bën të ëndërrojnë që kur lindi në 2004-ën, miliona gra në gjithë botën. Mr. Louboutin thotë që këto décolleté “të detyrojnë të ndjesh trupin tënd”. Nëse i do dhe i vesh décolleté me takë të lartë, je një grua shumë e sigurtë, e vendosur dhe kënaqesh duke nxjerrë në pah sensualitetin tuaj dhe personalitetin e fortë. Është këpuca femërore më e dashur për gjininë mashkullore, ndoshta për këtë ndjeheni të fuqishme ta vishni. Kanë meritën për të perceptuar trupin më të gjatë, ngrejnë vithet, e bëjnë këmbën të duket më e vogël duke e bëre ecjen më të ngadaltë . Është e thjeshtë ta mendoni, sepse i duam dhe pse nuk mund t’i mbajmë, i dëshirojmë.  Cila grua nuk do të dëshironte të kishte këtë kapardisje që vetëm një décolleté e rrezikshme dhe shumë e bukur mund të ta japë? Visheni me gjithcka, nuk stonojnë kurrë!

Nallanet

Kur mendojmë nallanet mendja na shkon menjëhërë në dvitet ’70, por ato janë shpikur shumë më parë në 1937 nga Salvatore Ferragamo, dhe më vonë kanë pasur boom-in e tyre ne vitet ’70. U ekspozuan në Saint Tropez nga divat e bukura të kinemasë për të cilat Ferragamo kishte dzenjuar modele të personalizuara me emrin e tyre. Kush nuk ka në dollapin e vet një palë nallane për verë? Nëse i do dhe i vesh nallanet je një grua energjike, me shpirt të lirë, e fortë, do prakticitetin dhe në të njëjtën kohë I pëlqen që të biesh në sy. Dashuron modën, tendencat e reja, risitë.

Je e gëzueshme dhe spontane. Vishini ato me pantallona të gjera, ose me fund me pala për një look të sofistikuar dhe t’u dukur më të gjata këmbët.

Cilado qoftë preferenca juaj, mos harroni që këpucët janë një aksesor i gjallë, me të cilat mund të kënaqesh, shprehesh, të joshësh….meqë ra fjala , ke menduar për këpucët e radhës që do të doje të të dhuronin?

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF