Kit Harington: “Shpërtheva në lot kur lexova serinë e fundit!”

‘Game of Thrones’ është aktualisht seriali më i dashur për publikun, ndërsa të gjithë ndjekësit më të flaktë presin me padurim sezonet e reja, sa herë i vjen fundi pararendësit. Seritë e fundit, përmbyllëse të këtij prodhimi do të shfaqen në 2019-n, ndërsa Kit Harington ka deklaruar se aktorët pjesëmarrës e kanë lexuar skenarin e serive të fundit.

Harington, si një nga artistët më të preferuar të audiencës, është shprehur se ka qarë kur është njohur me episodin përmbyllës. “Duhet marrë parasysh se në tetë vite, për ne kjo është më e rëndësishme se për çdokënd tjetër”, ka rrëfyer Kit, ndërsa nuk është kursyer në lëvdata për ‘Game of Thrones’. “Ka qenë një institucion që ma zgjatur më shumë se çdo tjetër që kam marrë pjesë. Arsim, shkollë drame – ka qenë çdo gjë e mundshme. Ka për të qenë vërtetë e çuditshme kur të na duhet t’i themi ‘mirupafshim’ njëri-tjetrit. Jemi shumë të lidhur me këtë serial, njësoj si treçereku tjetër i botës”, ka thënë aktori, ndërsa fansat e GOT janë emocionuar pa masë me deklarata të tilla nga ana e Harington.



No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.