KreuArt

‘Pretty Woman’, së shpejti një muzikal në Broadway!

‘Pretty Woman’ klasifikohet si një ndër filmat më të bukur romantik, ashtu sikurse është i preferuari i shumë të apasionuarve pas këtij zhanri. Për të gjithë fansat e filmit, të rejat më të fundit konfirmojnë se vepra do të ketë një version muzikal në Broadway, në vjeshtë e 2018-s. Në grupin artistik, pjesëmarrës do të jetë edhe muzikanti Bryan Adams, për një realizim sa më të arrirë.

Samantha Barks dhe Steve Kazee janë dy yjet që do të sjellin në skenë protagonistët e veprës, ndërsa sinopsi i shfaqjes do të mbetet i njejtë me atë të filmit. Garry Marshall, regjisori i krijimit kinematografik, ka folur rreth tre vite më parë për këtë projekt, e duhet theksuar se entuziazmi i tij ishte në maksimum. Fatkeqësisht, Marshall ndërroi jetë vitin e shkuar, ndërsa në intervistën e tij më tê fundit, e cilësoi këtë shfaqje si një ëndër. Pas 24 vitesh, një film ikonik si ‘Pretty Woman’ po realizohet në skenën e Broadway.

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF