Veshja e mbrëmjes: monochrome si Beyonce! 0 22

Ajo është mbretëresha e kombinimit, ashtu sikurse epiqendra e vëmendjes në rrjetet sociale. Pas lindjes së binjakëve, trupi i Beyonce sa vjen e përmirësohet, ndërsa mbretëresha e popit rezervohet në foto e video. Vetëm se kur poston në Instagram, Bey sigurohet të marrë mendjen e fansave!

Këtë herë, këngëtarja ka dëshmuar përsëri se shtatzënia për të nuk ka qenë problem për sa i përket formave fizike. Një fund me shtat të lartë, ngjitur pas trupit në pjesën e sipërme dhe i hapur në fund, ka nxjerrë në pah këmbët e plota seksi të Bey, ndërsa pjesa e sipërme e veshjes ishte e një natyre më sportive. Bluza e shkurtër Ivy Park, e prerë pak poshtë gjoksit, ka qenë kombinimi perfekt për këtë mbrëmje. Ideuar vetëm në bardh e zi, paraqitja e Beyonce-s duket idealja për një mbrëmje vjeshte si kjo. E nuk mund të ndodhte ndryshe me mbretëreshën Bey, apo jo?

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *