A do të jetë Markle Kate Middleton e re? Paraqitjet që na kujtojnë dukeshën

Takimet mes princit Harry dhe Meghan Markle po bëhen gjithnjë e më të shpeshta, na duket se një martesë po afron. Ata dolën për herë të parë së bashku në publik të kapur për dore në Invictus Games në Toronto, por qëndruan disa reshta larg njëri-tjetrit pasi kështu ua kërkonte protokolli mbretëror.

Disa ditë më pas erdhi edhe takimi me Mbretëreshën Elizabetë, ndërkohë që Kate Middleton e takoi vetëm pas pesë vitesh. Mbretëresha i kushtoi aktores orën e saj të preferuar, pesën, për të pirë diçka e për të biseduar për rreth një orë.

 

Duket se çifti po i  bën gjërat në një mënyrë tepër serioze, Meghan tregon dashurinë e saj për princin në intervista, ndërsa ai po tregon në mënyrën e tij se kjo është një marrëdhënie e pjekur.

A do të na duhet të presim edhe shumë për këtë martesë? Ju sjellim paraqitjet më të mira të Markle, si mendoni a është gati të ndjekë gjurmët e dukeshës Kate Middleton?



No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.