KreuCelebrity

Dasmë mes Fedez dhe Ferragni?

Ata janë një nga çiftet më të njohur e më të dashur të showbizit italian të cilat ndajnë thuajse gjithçka nga jeta në rrjetet sociale: blogerja e famshme e modës Chiara Ferragni dhe reperi Fedez!

 

Pas një viti lidhjeje dhe një propozim për martesë gjatë koncertit live të Fedez në “Arena di Verona”, flitet se çifti po planifikon një ceremoni të vogël e intime martesore. Chiara, personazhi i kopertinës së “Glamour” ka zbuluar se gjithçka do të jetë live për ndjekësit e tyre në rrjetet sociale.

 

Vitin e ardhshëm, ndoshta në muajin në prill në Cremona. Blogerja preferon një dasmë tradicionale në qytetin e lindjes ku jetojnë ende prindërit e saj. Më pas do të ketë dhe një ceremoni tjetër në Los Angeles, ku nuk do të mungojë as Matilda qenushja e çiftit.

 

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF