Nis Festivali Ndërkombëtar teatror “Skampa 2017”

Festivali Ndërkombëtar i Teatrit Bashkëkohor “Skampa 99” nisi në qytetin e Elbasanit 18 vite më parë, i pari i këtij lloji në Shqipëri dhe tashmë është bërë një traditë e cila promovon artin dhe trashëgiminë e re të teatrit shqiptar.

Sot do të nisë edicioni i 19-të i këtij festivali, i cili do të mbahet deri në datën 27 shtator. Në skenën e teatrit “Skampa” janë përzgjedhur që të ngjiten gjashtë trupa teatrore shqiptare dhe shtatë të huaja të cilat kanë ardhur nga SH.B.A, Kina, Italia, Rusia e Kosova.

Ky edicion është i fokusuar tek koncepti i zgjimit, një zgjim në fluturimin e hapësirës, një zgjim në monotoninë e heshtjes, një zgjim në vështrimin e koshiencës, një zgjim në lëvizjen e estetikës, një zgjim në shpirtin lakuriq të mbuluar me armaturën e kostumit, një zgjim në maskën e aktorit, një zgjim në sytë e spektatorit, një zgjim në alternative.

Gjatë këtyre netëve, festivali do të zhvendost edhe në Tiranë, Gramsh e Librazhd duke shfaqur qasjen jo vetëm jo vetëm ndaj skenës së mbyllur, por dhe ndaj mjediseve urbane, turistike, si nevojë e një marrëdhënieje më të prekshme ndërmjet teatrit dhe spektatorit.



No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.