KreuCelebrity

Pas Besit dhe Erionit, Ardit Gjebrea zbulon prezantueset e “Kënga Magjike”

Ardit Gjebrea, këngëtari dhe moderatori i njohur i “E diela shqiptare” në televizionin Klan, gjatë emisionit të sotëm ka zbuluar se cilat do të jenë dy partneret e tij të reja në netët live të festivalit “Kënga Magjike”, krahas Bes Kallakut dhe Erion Isait.

Ashtu siç na prezantoi edhe Besin me Erionin përmes rubrikës “Ka një mesazh për ty”, Arditi ka zgjedhur që të bëjë publike përmes kësaj rubrike edhe pjesëmarrjen e dy personazheve të njohura të cilat janë bërë pjesë e Klan në këtë sezon televiziv: Nevina Shtylla dhe Arjola Shehu!

 

Arditi ka ndarë edhe një foto me vajzat e ekranit në rrjetet sociale: “Ja edhe Skuadra Magjike Edicioni ’19 u plotësua! Jam me dy partneret që do kem në prezantim në Kënga Magjike 19-të Arjola Shehu dhe Nevina Shtylla. Si thoni ju Bes Kallaku dhe Erion Isai keni kundërshtime?”

Netët live të edicionit të nëntëmbëdhjetë të festivalit “Kënga Magjike” do të zhvillohen në muajin dhjetor.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF