KreuCelebrity

Rudina ka dy fjalë për debatin Fiori-Robert…

Edicioni i katërt i “Dance with me” deri më tani ka qenë një garë plot debate mes konkurrentëve dhe jurisë. Një debat që kaloi në ofendime personale me Robert Aliajn shkaktoi dhe tërheqjen nga gara të Fiori Dardhës.

Personazhi që pamë javën e kaluar në garë përkrah Iljardit, e që do të vazhdojmë të shohim të kërcejë deri në fund të spektaklit është aktorja Rudina Dembacaj. Që në performancën e saj të parë, me humorin që e karakterizon Rudina tha se do të dobësohej e do të merrte vetëm notën dhjetë nga Roberti.

 

Gjatë një interviste televizive, moderatorja e “Mos i fol shoferit”, e cila është edhe mikeshë me ish-konkurrenten Fiori Dardha ka dhënë opinionin  e saj mbi debatin Fiori-Robert.

“Mendoj se debati agravoi kot duke kaluar në gjëra personale. Por, edhe Roberti e teproi pak dhe sigurisht që Fiori do reagonte. Asnjë femër nuk do ta pranonte kontekstin e keq që ju dha mikrofonit”, ka treguar Rudina.

 

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF