KreuCelebrity

Dua Lipa rrëmben një tjetër çmim me “New Rules”!

Kjo është një periudhë suksesesh për këngëtaren Dua Lipa! Hiti “New Rules”, pasi theu rekorde shikimesh e shpërndarjesh, e pasi e listoi këngëtaren në vend të parë në Britani me singëllin më të dëgjuar të kënduar nga një femër pas Adele, ka marrë një tjetër çmim!

Këngëtarja ka fituar çmimin “Best Single” në “BBC Radio 1 Teen Awards”. 22-vjeçarja ka marrë çmimin dhe ka bërë një performancë të shkëlqyer në skenë për fansat e saj. Ajo i ka falenderuar fansat në rrjetet sociale që e kanë votuar për të marrë këtë çmim.

 

“Faleminderit të dashurit e mi ja dolëm! Faleminderit që keni votuar “New Rules”! Ju dua shumë!”, ka shkruar ajo.

Tani presim se çfarë surprizash mund të ketë rezervuar ceremonia e ndarjes së çmimeve të MTV European Music Awards për Duan!

 

 

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF