KreuCelebrity

Familja Beckham shijon diellin në Los Angeles

Ndërkohë që në vendin tonë kanë filluar shirat e vjeshtës, familja Beckham ka filluar pushimet në SH.B.A. Ish-futbollisti dhe fëmijët e tij kanë përfituar nga moti i mirë i Kalifornisë për të luajtur futboll në bregdet.

 

“Kanë kaluar disa kohë”, shkruan Beckham në foton në të cilën gjuan topin. Ai ka ndarë edhe foto të djemve e të vogëlushes Harper së cilës ja ka dhënë tashmë leksionet e para mbi futbollin.

Los Angeles ka qenë shtëpia e dytë e familjes Beckham, në periudhën kur David luante me ekipin e LA Galaxy. Po Victoria ku është? Me siguri ajo u ka bërë fotot e adhurueshme familjes!

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF